PD: Rruga Milot-Fier, projekt korruptiv | Lajme - News

2020-07-11 0

Demokratët një javë pas hapjes së garës per projektin e rrugës Milot-Fier vazhdojnë akuzat e përditshme adresuar qeverisë se ky është një koncesion korruptiv që ata do ta pengojnë.

Sipas llogarive të Dorian Telitit, i cili ka folur nga rrotullimi i Thumanës, kostot për 1 km rrugë të këtij projekti janë 20 milionë Euro edhe pse më shumë se gjysma është rrugë ekzistuese. Teliti kërkon nga ministrja arsyet për mos hapjen e tenderit për këtë projekt.

?Në vend të heshtjes, Edi Rama dhe Belinda balluku duhet të flasin dhe t?u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë Euro? Pse nuk kanë shpallur akoma tenderin, siç premtuan 1 javë më parë? Nuk kanë letrat gati? U kanë shkuar keq llogaritë? Në fakt, do t?u shkojnë edhe më keq, nëse i shkojnë deri në fund këtij projekti korruptiv. Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet?.

Përgjigjen për akuzat e ka marrë nga ministrja e Infrastrukturës në Parlament. Belinda Balluku deklaron se ka urdhëruar ndalimin e hedhjes së dokumenteve të tenderit për të verifikuar nëse kishte të vërteta në akuzat e demokratëve.

?E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjedhë zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Delloite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim? Sa ka kushtuar një km në Rrugën e Kombit, 13 mln euro. Kontrata nga e lidhura është mbyllur me 65% të vlerës në shkelje?.

Projekti i rrugës Milot-Fier është parashikuar të bëhet me një formulë të re koncesionare. Vlera e përllogaritur është afro 1.2 miliard. Kalimi në të do të jetë me pagesë që parashikohet të jetë 8.6 Euro për të gjithë gjatësinë prej 115 km.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange